Zhegrova refuzon Milanin, konsideron ofertat nga kampionati gjerman

Ditë më parë, shkaktoi bujë lajmi se Milani ishte vënë pas yllit të Përfaqësueses kosovare, Edon Zhegrova.

Më pas, mediet reportonin se edhe gjiganti katalunas, Barcelona e pëlqen stilin e lojës të ish-sulmuesit të Prishtinës.

Megjithatë, "Rossonerët'' shiheshin më serioz në këtë drejtim, raporton Zëri.

MondoPrimavera së fundmi kishte shkruar se drejtori i Milanit, Ivan Gazidis do ta synojë transferimin e Edonit në verë.

Por, kjo lëvizje edhe mund të mos ndodhë.

Siç shkruan Kosovan Football, ylli i Genk, Zhegrova nuk është duke e konsideruar transferimin në Milan për shkak të mungesës së hapësirës në skuadër.

Megjithatë, talenti kosovar është duke i konsideruar ofertat nga disa klube të Bundesligës, të cilat mund t'i ofrojnë më shumë minutazh./Zëri/