Vjedhje e rëndë, vidhen 10 milionë
Një argjendari është vjedhur në Lushnje.
Katër persona të maskuar dhe të armatosur kanë grabitur argjendarinë, e cila ndodhet në qendër të qytetit.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 05:00 të mëngjesit të sotëm. Shuma e grabitjes kap shifrën e 10 milion lekëve të rinj.
Ndërkaq, policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.