Ndërroi jetë punëtori i gazetës “Zëri”
Mbrëmë pas disa problemeve shëndetësore, në moshën 47 vjeçare, ka ndërruar jetë punëtori i gazetës “Zëri” Avni Spanca. Ai ishte ndër punëtorët më të vjetër dhe më të palodhshëm të gazetës.
Redaksia e “Zërit” i shpreh ngushëllime familjes, miqve dhe bashkëpunëtorëve të Avniut!
Kujtimi për të do të jetë i përjetshëm!