Vuçiq: Pa Rusinë nuk do të ketë asnjë zgjidhje me Kosovën; Putin: Të respektohet Rezoluta 1244
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, gjatë konferencës së përbashkët me Presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, ka folur për dialogun me Kosovën.
“Pa Rusinë nuk do të ketë asnjë zgjidhje me Kosovën”, ka thënë ai.
“Pas taksës 100% dialogu është bllokuar. Nuk jam optimist, mendoj se zgjidhja nuk është afër”.
Ndërsa Putin ka deklaruar se Rusia ka qenë gjithmonë aktive në çështjen e Kosovës
“BE është udhëheqëse e dialogut, mirëpo ka realizim të ulët të marrëveshjeve”, është shprehur ndër të tjerash ai.
“Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe nuk është formuar”.
“Sipas Rezolutës 1244 është paraparë që të ketë numër të caktuar të forcave serbe në Kosovë”.
“Duhet të respektohet e Drejta Ndërkombëtare”.
“Mosrespektimi i Rezolutës 1244 është gjë e rrezikshme”.