Zyrtare: Vlugu i miqësoreve, Prishtina do të përballet me këtë skuadër

Prishtina i ka filluar tashmë përgatitjet për fillimin e stinorit vjeshtor në Superligën e Kosovës.

Kampioni vjeshtor i ka filluar para disa ditësh stërvitjet, teksa më pas do të transferohen në Turqi për përgatitje shtesë.

Përveç përgatitjeve, Prishtina do t'i zhvillojë edhe disa miqësore, në Kosovë dhe Turqi, raporton Zëri.

Tashmë është bërë e ditur miqësorja e parë, në të cilën do të luajë skuadra nga kryeqyteti.

Djemoshat e Mirel Josës do të përballen të shtunën me Onix në stadiumin e 2 Korrikut.

Ndryshe, Prishtina është lider në Superligë pas 17 ndeshjeve me 40 pikë të grumbulluara./Zëri/