'I rrezikshmi' Shaqiri, kështu e paralajmëron kundërshtarin e radhës të Liverpoolit

Ndeshjen e radhës, Liverpooli e zhvillon në "Anfield''.

Kundërshtari i radhës i skuadrës së Jurgen Klopp është Crystal Palace - një ndeshje që zhvillohet të shtunën.

"Të Kuqtë'' kanë nevojë më shumë se kurrë për fitore, për ta forcuar kreun, raporton Zëri.

Reprezentuesi zviceran, Xherdan Shaqiri, gjithashtu synon fitoren, por edhe të luajë nga minuta e parë. 

Lëndimi i Gigi Wijnaldum së fundmi mund të bëjë që Klopp të vendosë në favor të tij.

Sidoqoftë, mesfushori nga Gjilani është i gatshëm për lojë, teksa ka 'paralajmëruar' skuadrën e Crystalit.

Përmes një foto në Twitter, Shaqiri ka treguar se është në disponim të mirë për lojë, si dhe për të shënuar./Zëri/