U shfaqën të afërt në një video, Fifi ka diçka për t’i thënë Florit

Fifi dhe Flori gjatë muajit të kaluar janë komentuar lidhur me një video, në të cilën shfaqen shumë të afërt.

Fifi pas gjithë thashethemeve kishte sqaruar se Florin e ka vetëm mik të mirë dhe asgjë më shumë, shkruan lajmi.net.

Në Instagram, këngëtarja është pyetur se çfarë pëlqen më së shumti tek Flori, e me këtë rast ajo i kërkoi atij falje publikisht pasi prej një numri të madh pyetjesh në lidhje me të, i duhej t’i përgjigjej së paku një prej tyre.

“SHPIRTI. Mfal Flori Mumajesi po prej 61829382 pyetjeve qe kam aty njeres do i pergjigjem se plas!”, ka shkruar ajo.

Kujtojmë që Fifi ka qenë e ftuar në edicionin festiv të “Mirage”, ku foli rreth sukseseve që ka arritur gjatë gjithë vitit 2018.