Dita kur Brahim Diaz ''shkatërroi'' Real Madridin

Dhe vetëm si 17-vjeçar, Diaz kishte rastin të luante kundër Real Madridit në Los Anxhelos.

I lindur në Malaga, ai ia shpagoi besimin Guardiolas, teksa shënoi një gol të jashtëzakonshëm në fitoren, 4-1 të Man Cityt, transmeton Zëri.

Madje, interesante ishte të shihej edhe reagimi brilliant i Guardiolas pas këtij goli.

Guardiola, pas ndeshjes, e përgëzoi Diazin për këtë gol, duke i dhënë një përqafim të ngrohët.

Përndryshe, Diaz dje kompletoi transferimin e tij te Real Madridi nga Manchester City për shumën e 15 milionë eurove./Zëri/