Shaqiri në mesin e transferimeve më të mira, këtu mund ta votoni

Ani pse jo me një minutazh të mjaftueshëm, reprezentuesi zviceran ka shkëlqyer në çdo ndeshje ku ka luajtur.

 Në verën e kaluar, mesfushori me prejardhje nga Zhegra e Gjilanit kompletoi transferimin e tij në “Anfield” nga Stoke City për shumën e 13 milionë funteve, transmeton Zëri.

E nga shumëkush, Shaqiri po konsiderohet si njëri prej transferimeve më të mira të verës së kaluar në Premier League.

Tani, mediumi i famshëm britanik, Sky Sports News ka hapur një sondazh, ku ka zgjedhur katër transferimet më të mira të afatit kalimtar veror.

Në mesin e tyre është edhe Shaqiri, i cili aktualisht ka marrë 12% të votave.

Përveç Shaqirit, në këtë listë janë edhe Alisson Becker, Lucas Torreira dhe James Maddison./Zëri/