Policia e arreston futbollistin e njohur, zbuloni detajet
Wayne Rooney është arrestuar nga policia pasi është parë i dehur në publik duke përdorur një fjalor aspak të hijshëm.
Ish-ylli i Manchester United aktualisht luan te DC United në shtetet e bashkuara dhe është arrestuar në Virginia, sipas abc7 News.
Sipas një gazetari amerikan, sulmuesi anglez është arrestuar për “sharje në publik në gjendje të dehur” më 16 dhjetor nga autoritetet e aeroportit të Washington.
Rooney ka paguar një gjobë 30 euro më 4 janar, raporton The Athletic.
Golashënuesi më i mirë i historisë së Anglisë i është bashkuar DC qershorin e kaluar duke firmosur një kontratë trevjeçare.
Nuk është hera e parë që Rooney përfshihet në skandale të tillë pas në vitin 2017 është kapur i dehur duke i dhënë makinës së bashku me një mikeshën e tij.