Emery pyetet për të ardhmen e Ramseyt - përgjigjja e tij është ''misterioze''

Konferenca në fjalë ishte e dominuar nga spekulimet, teska trajneri i Arsenalit nuk ngurroi të përgjigjej.

Në veçanti, Emery u pyetë për të ardhmen e Aaron Ramseyt dhe si për zërat që janë duke e lidhur Denis Suarez tek Arsenali, transmeton Zëri.

''Denis Suarez? Nuk e di. Mendoj se është klubi është duke punuar për mundësinë e transferimit të disa lojtarëve që mund të na ndihmojnë në vazhdim''.

''Ne vetëm odo të sjellim lojtarë që na ofrojnë ne kualitet'', tha Emery.

Në lidhje me të ardhmen e Ramseyt, Emery tha: ''Për mua, gjëja më e mirë është se ai është i kënaqur sot dhe paraqitjet e tij janë të rëndësishme për mua''.

''Jam krenar me të gjithë lojtarët dhe i lumtur me punën e tyre çdo ditë'', tha Emery në mes të tjerash.

Përndryshe, Mediaset dhe mediumet tjera italiane në vazhdimësi po shkruajnë se Ramsey ka arritur tashmë marrëveshje me Juventusin./Zëri/