Atalanta – Juventus, kjo ndodh për herë të parë me Ronaldon

Juventus do të përballet me Atalantan në kuadër të javës së 18-të në Serie A, ndërsa Massimiliano Allegri ka dhënë deklaratën e tij rreth ndeshjes.

Trajneri italian ka thënë se Cristiano Ronaldo do të qëndroj në stol, duke shpjeguar më tej se përse e mori atë vendim.

“Për herë të parë unë dhe CR7 do ta shikojmë ndeshjen së bashku nga bankina”, ka thënë Allegri para ndeshjes ndaj Atalantas, transmeton lajmi.net.

“Jam shumë i kënaqur me atë që është duke bërë, është nisja e tij më e mirë nëse i shikojmë statistikat. Por, unë dua që ai të jetë në top formë në mars, kur sezoni hyn në një periudhë vendimtare”, u shpreh strategu i “Bianconerëve”.