Prishtina edhe sonte me ajër të ndotur

Edhe sonte në Prishtinë ajri po konsiderohet të jetë i pashëndetshëm. Të paktën kështu thuhet në matjet e fundit të bëra nga matësi i cilësisë së ajrit i vendosur  nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, transmeton “Zëri.info”.

Sipas matjeve cilësia e ajrit po del të jetë 200 e që po cilësohet të jetë e pashëndetshme. /ZËRI