Kadri Veseli nënshkruan ligjet për Ushtrinë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka nënshkruar sot tri ligjet e miratuara javën e kaluar nga Kuvendi për transformimin e FSK-së në Ushtri, shkruan zeri.info.

Veseli ka thënë se ky është një prej nënshkrimeve më të veçanta.

“Me një ndjenjë të veçantë, sot nënshkrova Ligjet për transformimin e FSK-së në Ushtri. Ky ishte një prej nënshkrimeve më të mira dhe më të vlefshme”, ka shkruar Veseli në faqen e tij në Facebook.