Hoxhaj arrin në Bruksel për mbledhjen e Këshillit të Stabilizim Asociimit
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka mbërritur në Bruksel.
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj ka arritur në Bruksel për të marrë pjesë në takimin e tretë të nivelit të lartë të Këshillit për Stabilizim Asociim në Bruksel.
Në këtë takim do të marrin pjesë kryeministri Haradinaj, zëvendëskryeministri Hoxhaj, ministri Pacolli, si dhe nga ana e BE-së, Mogherini dhe Hahn.
Ndërkaq, do të diskutohet për raportet në mes të BE-së dhe Kosovës si dhe për zhvillimet e fundit në vend.
Pas takimit është parashikuar një konferencë e përbashkët për shtyp.