Ky është deputeti që e dështoi deklaratën që dënon ndalimin e Sllobodan Petroviqit

Ka dështuar deklarata që dënon ndalimin e Petroviqit nga autoritetet serbe, shkruan Zëri.info. 

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e partisë së Nismës Socialdemokratë, Milaim Zeka, është deputeti i vetëm që ishte në sallën e Kuvendit të Kosovës i cili nuk e votoi propozimin e Kuvendit të Kosovës për deklaratën që dënon ndalimin e Sllobodan Petroviqit.

LEXO EDHE: Dështon deklarata që dënon ndalimin e Petroviqit nga autoritetet serbe

60 deputetë votuan për, kurse një ishte kundër dhe deklarata nuk kaloi, pasi duheshin 61 vota.