Toure e do rikthimin në Premierligë

Yaya Toure shpreson të rikthehet në Premierligë pasi u la i lirë nga Olympiacosi, shkruan Zeri.info.

Futbollisti nga Bregu i Fildishtë do të jetë në Londër gjatë fundjavës dhe beson se është ende lojtar i mirë mjaftueshëm për të luajtur në kampionatin anglez.

Toure u largua nga Olympacosi të martën pas vetëm tre muajsh të kaluar në Greqi me marrëveshje të dyanshme.

Veterani i mesfushës ka luajtur në Barcelonë dhe Manchester City. /Zëri/