Stefanoviq: Automjetet e KFOR-it po i frikësojnë serbët në veri
Njësitet e KFOR-it janë duke zhvilluar stërvitje në veri të Kosovës.
E lidhur me këtë kanë reaguar mediat serbe.
Ministri i brendshëm serb, Nebojsha Stefanoviq ka thënë se ka informacione se një kolonë e madhe e automjeteve të KFOR-it, e cila përfshin automjete për thyerjen e barrikadave dhe bllokadave, hyri në veri të Kosovës.
Derisa thotë se “përveç paralajmërimit për formimin e Ushtrisë së Kosovës, kjo gjithashtu sjell frikë në popullatën serbe “, përcjell lajmi.net.
LEXO EDHE: Deklarohet KFOR-i pas shkuarjes në veri
“Është e qartë se ky moment, kur është shpallur krijimi i të ashtuquajturës Ushtri e Kosovës, është krejtësisht në kundërshtim me Rezolutën 1244 të Kombeve të Bashkuara dhe mandatin e NATO-s dhe KFOR-it në Kosovë, përdoret për të shtuar frikë në mesin e popullatës serbe dhe përkeqëson situatën”, ka thënë ai.
Në anën tjetër, KFOR-i ka njoftuar se janë duke zhvilluar stërvitje në veri të Kosovës.
Sipas njoftimit të KFOR-it në pajtim me Rezolutën 1244, trupat e kësaj force e trajnojnë gatishmërinë e tyre për t’u vendosur shpejt në të gjithë Kosovën.