Aksident i rëndë në Prishtinë, përfshihen një autobus dhe një motoçikletë

Një aksident komunikacioni ka ndodhur para disa minutash në rrugën “Muharrem Fejza”, te EULEX-i në kryeqytet.

Sipas fotografive të dërguara nga lexuesit e Indeksonline, në aksident janë përfshirë një autobus dhe një motoçikletë.

Nga aksidenti, motoçiklisti ka marr lëndime trupore, derisa ekipet mjekësore kanë arritur menjëherë për t’i ofruar trajtimin e duhur.

Në vendin e ngjarjes me të marrë informatën kanë dal edhe ekipet policore.