Gjermania e ka një apel për Kosovën rreth taksës 100 %
Berlini zyrtar për herë të parë është deklaruar rreth taksës 100 për qind që Kosova ia vuri Serbisë dhe Bosnjës e Hercegovinës.
Ministri i Jashtëm i këtij shteti, Heiko Maas ka kërkuar nga autoritetet kosovare që ta shfuqizojnë, ose të paktën ta suspendojë zbatimin e taksës, transmeton Indeksonline.
Ai ka thënë se ndien keqardhje për dorëheqjet e kryetarëve të komunave me shumicë serbe në veri të Mitrovicës, raporton Reuters.
“Eskalimi i mëtejmë duhet tëparandalohet urgjentisht”, u shpreh Mass.