Basketboll në mesjavë, këto ndeshje i sjell Superliga!
Superliga e basketbollit vazhdon me xhiron e 13-të të saj, e cila do të zhvillohet këtë mesjavë.
Të mërkurën do të luhen dy takime në të njëjtin orar, në orën 19:00, shkruan sot gazeta Zëri.
Ponte Prizreni e pret Trepçën e rikthyer në formë, ndërsa Golden Eagle Ylli do të ketë punë me Lipjanin.
Të enjten në orën 19:00 Bashkimi do të luajë me Borean, e cila është në krizë të fondit me lojtarë.
Kurse dueli ndërmjet Rahovecit dhe Z-Mobile Prishtinës zhvillohet të shtunën (19:00). /Zëri/