Abdixhiku për mjetet ushtarake të dhuruara nga ShBA-ja: Ky është veçse fillimi
Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka cekur disa pika kur Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë qenë përkrahëse të fuqishme për Kosovën.
Sipas Abdixhikut, në okupim, luftë dhe paqe, SHBA po ofron ndihmë për Kosovën. Sipas tij arritjet e 51 mjeteve ushtarake në Kosovë janë veçse fillimi.
Ky është postimi i tij:
Historia që s’duhet harruar kurrë:
– 1992 Amerika vendosë vijë të kuqe për Kosovën.
– 1999 Amerika intervenon ushtarakisht për Kosovën.
– 2008 Amerika sponzorizon pavarësinë e Kosovës.
– 2018 Amerika mbështetë e ushtrinë e Kosovës.
Në okupim, në luftë, në paqe. 51 mjete ushtarake mbërrijnë nga SHBA-të në Kosovë. Ky është veçse fillimi.