Feronikeli e Ballkani kualifikohen në çerekfinale
Feronikeli dhe Ballkani kanë siguruar kualifikimin në çerekfinale të Kupës së Kosovës, shkruan zeri.info
Feronikeli triumfoi me rezultatin e thellë 4:0 në udhëtim te Dukagjini. Astrit Fazliu (46’), Albutrint Morina (53’), Kastriot Rexha (57’) dhe Artur Magani (84’) realizuan për mysafirët.
Ballkani fitoi 3:0 në shtëpi ndaj Gjilanit. Wilber Perez (49’, 75’) dhe Ansi Nika (62’) shënuan për vendasit./Zëri