Hahn arrin në Kosovë

Komisionari për Politikë të Jashtme dhe Zgjerim i Bashkimit Evropian, Johannes Hahn para pak minutash ka mbërritur në Kosovë. Ai në Kosovë vie pas takimit që ka pasur me presidentin serb Aleksandër Vuçiq e prej ku ka kërkuar heqjen e taksës për produktet që hynë nga Serbia dhe Bosnja, raporton “zëri.info”.

{228317}

Hahn do të zhvillojë fillimisht takim me kryeparlamentarin Kadri Veseli, pastaj me presidentin Hashim Thaçi dhe me kryeministrin Ramush Haradinaj. Fokus i diskutimit do të jetë taksa dhe vlen të përmendet që qysh nga dje deputetët e Listës Serbe janë duke e pritur atë në Kuvendin e  Kosovës. /zëri