Policia konfirmon që është në kërkim të Radojçiqit
Policia e Kosovës në një konferencë për media të mbajtur sot ka konfirmuar që është në kërkim të nënkryetarit të Listës Serbe, Milan Radojçiq i cili dyshohet për vrasjen e politikanit serb, Oliver Ivanoviq, raporton “zëri.info”.
“Mund të konfirmoj se ka urdhërarrest për të (Milan Radoiçiq)”, tha sot drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj.
{228320}
Radojçiq ditë më parë është kërkuar në banesën e tij gjatë një operacioni policor në Mitrovicën e Veriut e ku u arrestuan katër persona tjerë. /ZËRI