Maqedonia – Kosova, kështu u mbyll pjesa e parë!
Është mbyllur pjesa e parë e ndeshjes parakualifikuese të Eurobasket 2021 ndërmjet Maqedonisë dhe Kosovës, e cila po zhvillohet në Gjevgjeli, shkruan Zeri.info.
Maqedonasit po udhëheqin pas 20 minutash lojë me rezultat 39:36.
Çereku i parë u mbyll 29:16 për vendësit, ndërsa në atë të dytë më të mirë ishin kosovarë, 19:10. /Zëri/