Arsenali fiton spektaklin
Arsenali ka shënuar një fitore të madhe 4:2 në derbin e Londrës ndaj Tottenhamit, transmeton zeri.info
Loja ishte mjaft e hapur qysh prej fillimit, derisa golin e parë e realizoi Arsenali falë një penalltie të shënuar nga Pierre-Emerick Aubameyang në minutën e dhjetë.
Eric Dier e barazoi rezultatin në 1:1 në minutën e 30-të.
Ndërkohë që mysafirët arritën që ta përmbysnin rezultatin në 2:1 falë penalltisë së shënuar nga Harry Kane në minutën e 34-t dhe me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë.
Pjesën e dytë e filluan mjaft mirë vendasit që arritën ta barazonin rezultatin me anë të Pierre-Emerick Aubameyang, që shënoi golin e dytë personal në këtë sfidë në minutën e 56-të.
Derisa Alexandre Lacazette u kujdes për rezultatin 3:2 në minutën e 75-të.
Për rezultatin përfundimtar u përkujdes Lucas Torreira (77’).
Ndërkohë, prej minutës së 85-të, Tottenhami mbeti me një lojtar më pak pas përjashtimit me karton të kuq të Jan Vertonghenit.
Me këtë fitore Arseanli ngjitet në pozitën e katërt në tabelë me 30 pikë, po aq sa ka edhe Tottenhami në pozitën e pestë./Zëri