Brexit afron Spanjën dhe Gjibraltarin

Britania e Madhe publikoi sot katër marrëveshje që përfshijnë Gjibraltarin që ajo nënshkroi me Spanjën si pjesë e marrëveshjes së largimit nga Bashkimi Europian, që parashikojnë një bashkëpunim të jashtëzakonshëm midis Madridit dhe territorit të vogël britanik.

Memorandumet e bashkëpunimit parashikojnë masa bashkëpunimi në luftën kundër kontrabandës së duhanit, midis policive, si dhe në fushën e të drejtave të punonjësve dhe mjedisit. Përveç kësaj do të mblidhen rregullisht komisione të përbashkëta për të shkëmbyer informacione në këto fusha.

{227974}

Këto tekste do të jenë të vlefshme vetëm për periudhën e tranzicionit, në parim deri në fund të 2020, e cila do të startojë nëse parlamenti britanik miraton marrëveshjen e Brexit të negociuar midis Londrës dhe të 27.