Matoshi: SHBA nuk ka urdhëruar heqjen e taskës

Halil Matoshi, këshilltari i kryeministrit Ramush Haradinaj, është deklaruar rreth komunikatës së lëshuar nga Departamenti i Shtetit amerikan rreth tërheqjes së taksës 100% ndaj Serbisë dhe Bosnjës e Hercegovinës.

Në emisionin “Imazh” të RTK-së, ai ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk kanë dhënë urdhër të prerë rreth kësaj çështje.

“Detajet janë të rëndësishme në këtë aspekt. Pra, është opinion, nuk është presion dhe urdhër”, ka deklaruar Matoshi.

{227774}

Ndryshe, në komunikatë e publikuar ditë më parë, sekretari amerikan, Mike Pompeo u ka bërë thirrje autoriteteve të Kosovës që të shfuqizojnë tarifat e vendosura në importet nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.“… dhe të punojnë me Serbinë për të shmangur provokimet dhe tensionet destabilizuese”, thuhet në komunikatën e Departamentit të Shtetit./