KOSST tregon arsyen e reduktimeve

KOSTT ka bërë të ditur se si pasojë e një lidhje të shkurtër në fushën e largpërçuesit 35kV- Fushë Kosova, ka ardhur deri te rënia e transformatorit energjetik në Nënstacionin 110/35/10 kV Prishtina 1, që për pasojë pati ndërprerjen e energjisë elektrike në një pjesë të kryeqytetit ditën e sotme.

Konsumatorët që furnizohen nga transformatori T2 kanë mbetur pa furnizim me energji elektrike për 1 orë e 32 minuta, ndërsa nga  transformatori T1 ana 10 kV kanë mbetur pa energji elektrike për 12 minuta dhe ana 35 kV kanë mbetur pa energji elektrike për 38 minuta.

{227784}

Transformatori T2 ana 110 kV është kyç në ora 13:05, ndërsa ana 35 kV është kyç në ora 13:08.

Ekipet e  mirëmbajtjes të KOSTT dhe KEDS kanë dalë në terren, me ç’rast ekipet e KEDS kanë eliminuar defektin në daljen 35kV- Fushë Kosova.