Haradinaj për dorëheqjet e kryetarëve të veriut: Flas nesër, sot kam punë të tjera

Kryeministri Ramush Haradinaj, nuk ka komentuar dorëheqjen e katër kryetarëve të komunave veriore.

Kreu i ekzekutivit kur u pyet nga gazetarët se a kanë lidhje dorëheqjet e tyre me taksën 100% ndaj shtetit Serb, si refuzoi që të u përgjigjet këtyre pyetjeve duke u arsyetuar se sot është me disa aktivitete.

Pas Përderisa tha se nesër do të prononcohet në lidhje me këtë temë.

{227416}

“Jam tash me disa detyra dhe nesër do bisedojmë bashkë”, tha Haradinaj.

Këto komente ai i bëri pas akademisë përkujtimore me rastin e rivarrimit të dëshmorëve të kombit, Ilir Konushevci dhe Hazir Malaj.

Gjatë ditës janë dorëhequr nga pozita e kryetarëve të komunave të Mitrovicës Veriore, Leposaviqit, Zveçanit dhe Zubin Potokut.