Arijanet Muriqi debuton sonte si titullar tek Kosova
Ka ardhur koha për debutimin e Arijanet Muriqit tek Kombëtarja e Kosovës.
Gazeta Olle mëson eksluzivisht nga burime pranë ekipit kombëtar se portieri i Manchester Cityt do të fitojë balotazhin me kapitenin Samir Ujkani.
Muriqi do ta nis ndeshjen me Azerbajxhanin prej fillimit.
Kosovës i duhet fitorja ose barazimi për kualifikim në gjysmëfinale të Play Offit.
Formacionet zyrtare do të publikohen një orë para fillimit të ndeshjes.