Ky është togeri i Policisë së Kosovës që vdiq nga vetaksidentimi me armë zjarri
Pjesëtari i Policisë së Kosovës i cili ndërroi jetë mbrëmë është Halit Zhdrrella.
Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se Zhdrella ndërroi jetë si pasojë e lëndime të marra nga vetëaksidentimi me armë zjarri.
LEXO EDHE: Vdes togeri i Policisë së Kosovë, vetëaksidentohet me armë zjarri
Zhdrella ishte nga fshati Penuh, komuna e Podujevës dhe punonte si Kapiten në Departamentin e Krimeve Ekonomike.
E ngushëllime për vdekjen e Zhdrellës kanë shprehur persona të ndryshhëm e kolegë të të ndjerit.
Ndryshe rrethanat e këtij rasti nuk janë bërë ende të ditura deri në dhënien e detajeve nga vetë Policia e Kosovës. Vetëm se dyshohet që Zhdrella humbi jetën përderisa kishte dalë për gjueti.