Kështu u mbyllën ndeshjet e xhiros së 14-të në Ligën e Parë
Kanë përfunduar katër duelet e ditës së diel në kuadër të javës së 14-të në Ligën e Parë, derisa janë regjistruar rezultate mjaft interesante, raporton Gazetasheshi.com.
Vëllaznimi i Gjakovës është rikthyer te fitoret, derisa në shtëpi e mposhti Istogun me rezultat të thellë 4-1, ndërkohë Besa e Pejës është ndalur në udhëtim te Arbëria (1-1).
Dukagjini ka triumfuar minimalisht përballë 2 Korrikut në shtëpi (1-0), ndërkohë dueli tjetër interesant i kësaj jave ndërmjet Kikës dhe Trepçës ka përfunduar në barazim (2-2).
Ja të gjitha rezultatet e javës së 14-të në Ligën e Parë:
Liga e Parë – Java 14
E shtunë:
Onix Banja – Bashkimi 3:1
Fushe Kosova – Drenasi 0:1
Ramiz sadiku – Vushtrria 0:1
Vllaznia – Vitia 1:2
E diel:
Vëllaznimi – Istogu 4:1
Dukagjini – 2 Korriku 1:0
Arberia – Besa 1:1
Kika – Trepça 2:2