Edhe Shtutgarti ndalon veturat e vjetra dizelë
Qyteti i Mercedesit dhe Porsches u ankua në gjykimin e mëparshëm, i cili kërkoi një ndalim për veturat dizelë të tipit Euro 5 standard në qendër të qytetit deri në fund të vitit 2019.
Tani ka thënë se do të respektojnë aktgjykimin e gjykatës së Baden-Württemberg, shkruan albinfo.ch.
Grupi i Mbrojtjes së Mjedisit DUH paditi disa qytete gjermane që nuk plotësuan kërkesat për ajër të pastër të Bashkimit Evropian, duke kërkuar ndalimin e automjeteve të vjetër dizelë.
Në shkurt, Gjykata e Lartë gjermane vendosi që ndalimi i automjeteve dizelë ishte i ligjshëm.
Në këtë mënyrë ndalimi i motorëve me naftë është aplikuar në Frankfurt, Hamburg dhe Berlin.
Javën e kaluar, gjykata vendosi që edhe Këln dhe Bon duhej të aplikonin ndalime selektive, një vendim që vjen nga krahina e Nordrhein-Westfalisë.