Edhe biznesi në përkrahje të Kosovës (FOTO)

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll nuk do të jetë e vetme në Maltë, në ndeshjen që do ta zhvillojë nesër mbrëma ndaj skuadrës vendëse, shkruan Zeri.info.

Në fakt, një grup biznesmenësh e kanë marrë rrugën drejt Vallettas për t’i përkrahur “Dardanët” në ndeshjen e rëndësishme që do ta zhvillojnë të shtunën në kuadër të Grupit 3, Liga D në Ligën e Kombeve.

Presidenti i FC Prishtina, Remzi Ejupi, njëherësh pronar i Eurokohës, ka shkuar në Maltë së bashku me biznesmenët tjerë si Alberti nga NLB-ja, Fatmiri nga Buqaj, Xhevdeti nga Vivafresh dhe Roberti nga IPKO, të cilët kanë qëndruar së bashku me mikun nga Malta, Alexanded Borg Oliver.

Biznesmenët kosovarë shpresojnë që nesër skuadra e Bernard Challandes t’i gëzojë me fitore dhe me paraqitje të mirë. /Zëri/