Këta janë zyrtarët shtetëror që po qëndrojnë në QKUK pranë të lënduarve nga aksidenti

Kryeparlamentari Kadri Veseli, Enver Hoxhaj dhe Naim Terrnava ishin të pranishëm në QKUK, për të parë nga afër gjendjen shëndetësore të te lënduarve nga aksidenti i ndodhur orë më parë në Mtamor, raporton "Zëri.Info".

Naim Terrnava para gazetarëve ka thënë se gjendja shëndetësore e ambasadores turke është stabile, ndërsa "Zëri.Info", merr vesh se një nga të lënduarit është në gjendje të rendë jetësore./ZËRI