Malta - Kosova, mësoni kush është favorit sipas bastoreve

Kosova të shtunën do ta zhvillojë ndeshjen e pestë në kuadër të Ligës së Kombeve.

Kombëtarja verdhë e kaltër do të jetë mysafire e Maltës ku synimi i vetëm është fitorja, shkruan GazetaBlic.

Sipas të gjithë gurmanëve të futbollit vendor e ndërkombëtar, e poashtu edhe nga mediat malteze, djelmoshat e Challandes llogariten favorit për ta fituar këtë duel.

E kuptohet edhe nga bastoret llogaritet si fitues potencial i këtij takimi. Këto të fundit i kanë dhënë koeficient Kosovës 1.50, derisa fitorja e Maltës kuotohet 9.00 €.