E tmerrshme: Momenti kur gruaja tërheqet zvarrë nga treni
Ky është momenti i frikshëm kur një oficer policie ka shpëtuar për fije peri një grua që u tërhoq zvarrë nga një tren që po ecte.
Video tronditëse, e kapur nga kamerat e sigurisë, tregon policin në detyrë në stacionin hekurudhor Egmore në Chennai, që kap në sekondën e fundit gruan.
Udhëtarja po vraponte për të kapur trenin që po dilte nga platforma kur humbi ekuilibrin dhe rrëshqiti.
Polici e sheh udhëtaren duke rrëshqitur në hapësirën midis trenit dhe platformës e shkon drejt saj përta ndihmuar.