E DHIMBSHME: Hidhet shorti për Botëror, shkaku i vizës lihet jashtë Donjeta Sadiku!

Shpresat e Donjeta Sadikut për të marrë pjesë në Kampionatin Botëror të boksit thuajse janë shuar, shkruan Zeri.info.

Emri i boksieres kosovare nuk figuron në shortin e hedhur për këtë kompeticion.

Sadiku nuk arriti ta siguronte vizën për të udhëtuar në Indi, e cila nuk e njeh Kosovën si shtet.

Ajo do të garonte në kategorinë 60 kilogramë.

Kjo është padrejtësia e radhës që po iu bëhet sportistëve kosovarë. /Zëri/