Arrestohet personi i dyshuar për tentim-dhunim në Shtime

Është arrestuar personi i dyshuar për rastin e tentim-dhunimit ndaj 11-vjeçares në Shtime, transmeton zeri.info.

Këtë e ka konfirmuar për zeri.info, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajit, Agim Gashi.

“Po është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë. Pastaj vazhdojnë procedurat”, ka thënë Gashi./ZERI