Presidenti i Malit të Zi ‘shuplakë’ fytyrës Thaçit e Vuçiqit
Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç, thotë se negociatat ndërmjet Thaçit dhe Vuçiqit për shkëmbim të territoreve e lëvizje të kufijve, dhe përkeqësimi i raporteve ndërmjet Beogradit dhe Zagrebit, kanë bërë që të cenohet progresi i arritur në Ballkanin Perëndimor.
Këto deklarime Gukanoviq i ka bërë në një intervistë për mediumin francez, Le Figaro.
Sipas tij, ideja për shkëmbim eventual të territoreve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është diçka e papritur dhe thotë se duhet pasur kujdes ndaj një ideje të tillë.
Sipas presidentit të Malit të Zi një ide e tillë mund të shkaktojë precedent dhe efekt domino në rajonin e Ballkanit Perëndimror.
Kundër kësaj ideje ka dalë kategorikisht edhe kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel.
Edhe faktori politik në Kosovë është unik kundër idesë për prekjen e kufijve të Republikës së Kosovës.