Zbulohet çfarë i tha Higuain referit, që e ndëshkoi me të kuq
Kartoni i kuq i Higuain në ndeshjen ndaj Juventus është një nga momentet më të diskutueshme pas asaj fitoreje dramatike 2-0 të "Zonjës së Vjetër".
Argjentinasin nuk e mbajtën nervat, ndërsa reagoi ashpër kundër vendimit të arbitrit për një faull të tij ndaj Benatia.
Menjëherë pas ndeshjes ai kërkoi falje për protestat e tij, ndërsa mediat kanë zbuluar edhe fjalët e sulmuesit që kanë detyruar arbitrin ta nxjerrë atë nga loja.
Higuain citohet të ketë thënë: "Nuk është faull ky, nuk është faull. Ti vetëm kundër meje vërshëllen, gjithmonë kështu është.”
Pipita ishte acaruar pasi Benatia i kishte shpëtuar kartonit të dytë të verdhë në rastin e penalltisë, ndërkohë që arbitri e nxori atë nga loja.
Ende nuk është marrë vendimi për të, ndërsa nuk dihet se sa ndeshje mund të humbasë.