Abdixhiku: Kosova është me shumë fat që ka një mbështetës si SHBA
Deputeti i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se Kosovës është e bekuar që ka një partner si SHBA-të.
Ai përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se është i ftuar në shënimin e ditëlindjes së marinsave amerikane, nga ushtria e SHBA-së.
LEXO EDHE: Haradinaj merr pjesë në Ballon e 243-të të Marinës Amerikane
“Sonte, bashkë me Albinën, ishim të ftuar nga Ushtria e SHBA-ve në shënimin e ditëlindjes së marinsave amerikanë. Kosova është me shumë fat që ka një mbështetës si SHBA-të”, ka shkruar Abdixhiku.