Flamuri i Kosovës valon në Paris
Presidenti Hashim Thaçi po qëndron në Paris për të marrë pjesë në ceremoninë e përvjetorit të përfundimit të Luftës së Parë Botërore.
Në kryeqyterin francez po qëndrojnë edhe shumë delegacione të tjera nga mbarë bota.
LEXO EDHE: Fati i urës së Ibrit ende i paqartë
Delegacioni kosovar është vendosur në Hotel “Regina”, në qendër të Parisit, njofton Klan Kosova.
Për këtë arsye, hoteli i ka shprehur nderimet dhe respektin duke e vendosur flamurin e Kosovës në hyrje.