Legjenda e Barçës: Arthur ma kujton veten

Legjenda e Barcelonës, Xavi thotë se Arthur ia kujton veten, transmeton zeri.info

Ish-reprezentuesi spanjoll ka shprehur simpatinë e tij për stilin e lojës së mesfushorit brazilian.

Arthur nënshkroi me Barcelonën në verë dhe ka bërë 11 paraqitje në të gjitha garat deri më tani.

“E shoh veten time teksa e shoh Arthurin në televizion. Ai është një mendimtar i shpejtë. Ai ka një talent natyral, por mbi të gjitha, ai ka shumë hapësirë për t’u përmirësuar gjatë stërvitjeve”, deklaroi Xavi.

“Arthur tashmë është një lojtar i pjekur dhe shoh se ai ka një potencial të madh të pashfrytëzuar ende. Prioritet gjatë një ndeshje është të mos e humbasësh kurrë topin dhe ai ia del mjaft mirë në situata të komplikuara”, shtoi ai./Zëri