Halle të mëdha për Realin, ja sa miliona euro duhet të paguajë për Lopeteguin

Real Madrid pasi disa disfatave, me shumë mundësi do të shkarkojë trajnerin aktual Julen Lopetegui.

Duket se fati i Lopeteguit është vulosur me humbjen e djeshme kundër Barcelonës, dhe si zëvendësues i tij pritet të jetë Antonio Conte.

Nëse ai do të shkarkohet, Reali i detyrohet atij 18.1 milionë euro, pasi i kanë dhënë një kontratë deri në vitin 2021 me vlerë rreth 6 milionë euro në vit.