Ronaldo flet për El Clasicon dhe ka një mesazh për Real Madridin

Cristiano Ronaldo do ta shikojë El Clasicon nga Torino dhe thotë se, me gjithë respektin që ka për Barcelonën, ai e bartë Real Madridin në zemër dhe shpresoj se ndeshja e sotme do të jetë e lumtur për ish-klubin e tij.

Nga miliona tifozë që do ta shikojnë El Clasicon në televizor sot, do të jetë një spektator i veçantë – një njeri, i cili për herë të parë në një dekadë, nuk është në radhët e Real Madridit për t’u përballur me rivalin e moçëm, Barcelonën: Cristiano Ronaldo, transmeton Gazeta Express.

Sulmuesi portugez, i cili e braktisi Madridin për Juventusin për 117 milionë euro këtë verë, do ta përcjellë takimin e pasdites në “Camp Nou” nga Torino.

Ronaldo foli për të përditshmen spanjolle “AS”, dhe i dërgoi një mesazh përkrahës Real Madridit.

Ai mund të mos jetë më në klub, por kjo nuk e parandaloi atë t’i urojë ish-bashkëlojtarëve fitoren në El Clasico.

“Kam shumë respekt për Barcelonën, por unë e barti në zemër Real Madridin. Prandaj, shpresoj se ndeshja e sotme do të jetë ditë e lumtur për Real Madridin”, tha Ronaldo.