Dramë në fund, Interi e mund Milanin me golin e Icardit

Interi e ka fituar derbin e ‘della Madonnina’ duke e mundur Milanin në sekondat e fundit të takimit.

Goli i shënuar në minutën e 90+2′ nga sulmuesi Mauro Icardi, i dha tri pikë shumë të vlefshme skuadrës zikaltër, përcjell Insporti

Pjesa e parë e takimit përfundoi me dy gola të anuluar për pozitë jashtë loje, të cilët u shënuan nga Icardi në njërën anë, e Romagnoli në anën tjetër.

Interi u tregua më dominues dhe më kërkues në këtë takim, duke pasur më shumë raste shënimi dhe posedim më të lartë të topit.

Në fund, Icardi doli në skenë kur kishte mbetur më pak një minutë e gjysmë nga fundi i ndeshjes, për fitoren e madhe të ekipit të Luciano Spallettit.

Interi me këtë fitore është ngjitur në pozitën e tretë në tabelë, me 19 pikë pas 9 xhirove.

Kurse, Milani ka mbetur në pozitën e 12-të me 12 pikë. /Insporti.com/