Noizy çudit të gjithë, publikon videon duke mbajtur Dafina Zeqirin në krahë

Kohëve të fundit të gjithë ka befasuar miqësia që kanë lidhur Dafina Zeqiri me reperin nga Shqipëria Noizy.

Raportet e tyre shumë të afërta kanë habitur, duke ditur se këngëtarja ishte cak i një diss-i nga Noizy, kur ajo kishte një lidhje dashuria me reperin Ledri Vula, që atë kohë ishte pjesë e labelit Baba Stars.

Dafina e Noizy madje kanë paralajmëruar këngë se bashkë, ndërsa është reperi ai që së fundmi në Instagram ka publikuar video, duke e mbajtur në krah këngëtarën.

Ndërkaq është raportuar nga mediat se dyshja kanë raporte edhe më të afërta përvec se shoqëri.